Hapësire reklamuese

Politikë

Nga dorëheqja e kryeministrit te zgjedhjet, Grupit Koordinues i "rrjedhin" mesazhet! Rama publikon planet për protestën: Shihni nivelin e udhëheqësve imagjinarë

Shkruar nga Newsbomb
Nga dorëheqja e kryeministrit te zgjedhjet, Grupit Koordinues i
Postimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale biseda private të Grupit Koordinues të protestës dhe planet e tyre në lidhje me tubimet që kanë nisur prej 31 ditësh.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar mesazhe që sipas tij, i kanë mbërritur nga një anëtar në “arrati” i këtij grupi, ku bëhen plane edhe për organizimin e protestës.

Në mesazhin e tij, protestuesi i shkruan kryeministrit që të mos e çojë ndër mend të tërhiqet, pasi, sipas tij, ai është e keqja më e vogël.

Në mesazhet e bëra forward nga bisedat e Grupit Koordinues të Protestës diskutohet për dorëheqjen e Ramës, zgjedhjet, njoftimin e ambasadave të huaja, ndryshimin e Kushtetutës dhe regjistrimin e ri të popullsisë.

Postimi i plotë: 

Postimi i plotë i Ramës:

ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë së mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet ëhatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re”

 “Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë një njeri që s’të do po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëprë grupe ëhatsapi se ti o Ramses je e keqa më e vogël! Shih ca deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot”

Mesazh forëard nga i njëjti numër:

“1. Mendoj se fokusi te doreheqja e panegociueshme. Nuk duhet te humbim kohe duke kerkuar ndryshime ligjesh specifike. Rama eshte mjeshter i propagandes. Po kerkuam ligje, do t'i shfuqizoje taktikisht, do thote "jua plotësova kerkesat" dhe do te mbaje karrigen. Doreheqja eshte kushti i pare dhe i panegociueshem!

2. Ne ndryshim nga avokati duke mos krijuar qeveri teknike, kalimi direkt ne zgjedhje te parakohshme eshte kurth. Nuk ka kohe fizike per krijimin dhe regjistrimin e partive te reja nga radhet e protestes. Qeveria teknike ngrin sistemin, garanton paanshmeri dhe u jep kohe(9-12muaj) forcave te reja te organizohen si te  barabarta.

3. Presidenti dhe trupa diplomatike (Ambasadat SHBA/BE) duhet te vihen ne dijeni menjehere permes nje dokumenti te protokolluar zyrtarisht. Nderkombetaret mbeshtesin procedurat ligjore; kur shohin dokument zyrtar, na njohin si levizje shtetformuese dhe jo si revolte rruge.

4. Hapja e Frontit Ligjor (KQZ & Kushtetuese). Duhet te pergatitet qe tani kerkesa per ndryshimin e Kushtetutes dhe Ligjit per Referendumet. Nuk kemi kohe per te humbur. Duke depozituar kerkesen ne KQZ, hapim nje proces zyrtar me afate ligjore dhe krijojme nje presion te dyfishte: popullin ne rruge dhe popullin me letra ne dore duke firmosur neper tenda.

5. Censusi per regjistrimin e popullsise eshte baza per pregatitjen e zgjedhjeve te reja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese