Hapësire reklamuese

Politikë

“Pjesë e partiçkës së Adriatik Lapaj”, Taulant Balla i zbulon të shkuarën organizatorit të protestës: I arrestuar nga policia si trafikant i 5 kg drogë

Shkruar nga Newsbomb
“Pjesë e partiçkës së Adriatik Lapaj”, Taulant
Ilustrim: Taulant Balla dhe Ilir Xhemalaj

Kreu i Grupit Parlametar të PS-së Taulant Balla, në një postim në Facebook, ka zbuluar të shkuarën kriminale të Ilir Xhemalajt, i cili është një nga 13 anëtarët e Grupit Koordinues që merren me organizimin e protestës kombëtare.

Sipas Ballës, Xhemalaj rezulton të jetë një person me precedentë të rëndë penalë, i arrestuar nga Policia e Shtetit italian si trafikant me 5 kg drogë në vitin 2006.

Po ashtu, zyrtari i lartë socialist, nuk lë pa ironizuar me fjalët “Eh flamingot e mirë si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”.

Postimi i plotë:

Njihuni me organizatorët e protestës:

ILIR FATMIR XHEMALAJ, pjesë e partiçkës së Adriatik Lapaj, rezulton të jetë një person me precedentë të rëndë penalë, i arrestuar nga Policia e Shtetit italian si trafikant me 5 kg drogë në vitin 2006.

Eh flamingot e mirë si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

Po kush është Ilir Xhemalaj:

Ilir Xhemalaj është një nga themeluesit dhe aktivistët kryesorë të lëvizjes qytetare dhe subjektit politik "Shqipëria Bëhet", i njohur për angazhimin e tij krah Adriatik Lapajt.

Xhamalaj në protestat që po mbahen prej 31 ditësh në Tiranë ka pasur rol tepër aktiv, ku shpesh herë ka mbajtur edhe fjalime.

Po ashtu Xhemalaj, është një nga 13 anëtarët e Grupit Koordinues që merren me organizimin e protestës kombëtare, e cila fillimisht nisi kundër projektit të Zvërnecit, ndërsa tani kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese