Hapësire reklamuese

Politikë

Elisa Spiropali ka nisur punën për “Shqipërinë e Re”, ish-ministrja e Ramës e konfirmon për herë të parë: Po punoj për draftin, e rëndësishme se çfarë do bëjmë për vendin

Shkruar nga Newsbomb
Elisa Spiropali ka nisur punën për “Shqipërinë e
Elisa Spiropali

Ish-ministrja socialiste dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka konfirmuar për herë të parë se është duke u punuar për një draft që lidhet me “Shqipërinë e Re”.  

Pas reagimeve dhe diskutimeve të shumta në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit ku është shprehur në mbështetje të protestës së qytetarëve dhe kërkesës së tyre për një “Shqipëri të re”, Spiropali u ndal shkurtimisht përpara mediave ku foli për herë të parë për këtë çështje.

"Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e Re. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë në Partinë Socialiste dhe do të jem në Partinë Socialiste. Në PS do të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë dhe po e bëjnë", deklaroi Spiropali.

Megjithëse konfirmoi se puna për draftin është në zhvillim, Spiropali nuk dha një datë se kur ai do të prezantohet publikisht, duke lënë të kuptohet se prioritet mbetet përmbajtja dhe vizioni që do të përmbajë dokumenti.

Deklarata e Spiropalit vjen në një moment kur protestat në vend kanë hyrë në ditën e 31-të. KËtë të martë protestuesit janë mbledhur para ambienteve të Kuvendit, ndërkohë si rrjedhojë deputetët socialistë vendosën që të paraqiteshin në sallë 30 minuta më parë me qëllim për të shmangur incidentet e mundshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese