Hapësire reklamuese

Politikë

Sherret te grupi Whatsapp: Në 4 korrik, vëmë flamuj të SHBA dhe Çifutërisë? Reagon ashpër Açka: E papranueshme kjo gjuhë! Ndërhyn Lela: A ta mbyllim me turkun?! (DEBATET)

Shkruar nga Newsbomb
Sherret te grupi Whatsapp: Në 4 korrik, vëmë flamuj të SHBA
Lela-Acka

Një grup në Whatsapp prej 512 personash ku përfshihen njerëz që kanë një zë publik, duket se është bërë aktiv ditët e fundit pasi u vendos që protesta të thërrasë një Kuvend Kombëtar.

Në këtë grup Whatsapp secili është i “ftuar” të japë mendimet e veta, por duket se 512 vetë, apo ata që kanë një zë më të fortë se të tjerët nuk po bien në konsensus me njëri tjetrin.

Një pjesë e organizatorëve diskutojnë për protestën e madhe të 4 korrikut, ku kërkohet mendimi i “organizatorëve” për flamujt që do të përdoren në atë protestë.

“Në datën 4 korrik në protestë do të ketë edhe flamujt të USA dhe të çifutërisë, si ju duket”, shkruan një prej vajzave të organizimit në grup.

Kaq ka mjaftuar dhe shprehja “çifutërisë” duket se ka shkaktuar debate të ethshme, ku më së shumti, personazhet e përfshirë kanë folur me tone akuzuese ndaj njëri tjetrit.

“Çdo të thotë “çifutërisë” që përdoret këtu? Ju lutem tërhiqeni kush e tha. Kjo gjuhë nuk është për këtë grup. Më vjen shumë keq! Mund ta kishit thënë: Flamuri i Izraelit”, shkruan Flutura Açka, ish-deputetja e PD duke kritikuar personat që shkruajnë në një grup me 512 persona pa dorashka.

Brenton Kotorri, një ekspert komunikimi në përgjigje të Flutura Açkës reagon dhe thotë se “çifutët i thonë vetes Jews njësoj siç i thonë Israelis apo Hebrews”. “Janë sinonime pse u indinjuat, shkruan ai. Nuk është se të jesh politikisht korrekt të bën njëri të mirë apo të keq, të bën më të pavërtetë me veten, po”.

Kastriot Çipi jep mendimin e tij duke thënë se është kundër çdo flamuri të huaj në protestë. “Shteti i Izraelit quhet zyrtarisht Shteti Çifut i Izraelit”.

“Jo zotërinj dhe zonja të nderuara, lërini nuancat e gjuhës ti shpjegojnë ata që merren me gjuhë. “Çifutëri” është përsvaltëse, fyese dhe diskriminuese. Mbase është thënë këtu pa të keq, por nuk tingëllon mirë dhe i bën dëm këtij diskutimi”, argumenton Açka.

Vehap Kola, një tjetër eksponent afër PD, për të shmangur këto debate shkruan se hedh dikush një gur në lum dhe hidhen të gjithë për ta kapur. “Nuk bëhet çdo debat në një grup Whatsapp".

Ironikisht i përgjigjet zëdhënësi i PD, Alfred Lela: “A ta mbyllim me turkun”?! në insinuatë se parafolësi është i orientuar më shumë drejt Turqisë.

E kështu në bisedë pas bisede e debat pas debati me replika dhe mungesë dakortësie, personalitetet që shkruajnë debatojnë për flamujt që do të shpërndahen në protestë në datën 4 korrik kur do të mbahet edhe protesta më e madhe e rezistencës së flamingove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese