Hapësire reklamuese

Politikë

Bollino, Malltezi e Këlliçi "gjyq publik" në derën e SPAK, pronari i televizioni, dhëndri i Berishës dhe deputeti i PD sqarohen para kamerave live (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
Bollino, Malltezi e Këlliçi "gjyq publik" në
Bollino, Malltezi e Këlliçi "gjyq publik" në derën e SPAK

Një përballje e pazakontë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në ambientet e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ku pronari i televizionit Carlo Bollino, dhëndri i ish-kryeministrit, Abi Malltezi dhe deputeti Belind Këlliçi janë sqaruar live për gjyqin për një sipërfaqe prej 4000 m2 te ish-Parku.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe toke që sipas Malltezit dhe Këlliçit, u takon familjeve tiranase dhe qeveria e ka shpronësuar për të ndërtuar shkollë, por më pas aty është ngritur televizioni i Carlo Bollinos.

Për herë të parë, sapo gjyqi në sallë ka përfunduar, në oborrin e institucioneve më të larta të drejtësisë, është bërë dhe një ballafaqim mes të akuzuarit dhe personave që e kanë paditur.

Përballja është shoqëruar me momente humori mes Bollinos, Malltezit e Këlliçit, ndërsa herë pas herë nuk kanë munguar akuzat ndaj njëri-tjetrit për zaptimin e pronës së familjeve tiranase dhe shpifjeve.

Një pjesë nga debati përpara dyerve të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme:

Bollino: Unë e kam marrë atë tokë me qira në 2019, 4 vite më vonë, pas miratimit të atij ligji. Zotin Malltezi e kam kallëzuar dhe sot do e kallëzoj prapë nëse vazhdon me këto përralla.

Këlliçi: Ti je miku i Edi Ramës, unë këtu jam, përballem

Malltezi: Siç e shikoni, zoti Bollino nuk është i qetë sepse toka e fisit Begeja është vjedhur.

Bollino: A do vazhdojmë akoma

Malltezi: Po nuk kam ardhur unë dhe Begeja në Leçe të vjedhim tokën tënde.

* Bollino flet por nuk kuptohet për shkak sepse të tre flasin njëkohësisht

Këlliçi: Nuk kam vjedhur unë paratë e shtetit, i ke vjedhur ti, e di mirë ti.

Malltezi: Zoti Bollino e ka stres fjalën time dhe nuk dëgjon dot më shumë se 1 minutë, ka humbur qetësinë

Këlliçi: Ti je i vetmi që ndërpret njerëzit, nuk dëgjon dot

Bollino: Sepse nuk duroj dot shpifjen

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese