Hapësire reklamuese

Bota

Vodhën para teksa kërkonin nën rrënoja gjatë operacionit të shpëtimit në Venezuelë, arrestohen pesë oficerë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Vodhën para teksa kërkonin nën rrënoja gjatë
 

Pesë oficerë policie në Venezuelë janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në zonat e goditura nga tërmetet që tronditën vendin një javë më parë.

Një video që qarkullon në rrjete sociale duken oficerët ku njeri prej tyre mban një kuti të vogël e të deformuar në dorë të mbushur plote me para, te cilat dyshohet se i kanë mbledhur në rrënoja.

Njerëzit i kanë rrethuar dhe kërkojnë që t'i lënë ato duke i folur ashpër.

"Jeni turp", "Nuk keni ndjenja", thonë ata teksa një grua shihet duke grisur paratë të cilat ua merr oficerëve.

Ministria e Drejtësisë ka publikuar një tjetër video ku duket i njëjti oficer duke dorëzuar armën dhe duke hequr uniformën si edhe katër oficerët e tjerë që ishin me të në momentin që ndodhi ngjarja.

Një grup zyrtarësh publikë, duke shkelur detyrat e tyre dhe duke përfituar nga operacionet e shpëtimit dhe ndihmës humanitare, vepruan pa turp duke përvetësuar asetet financiare që gjetën në rrënoja”, shkroi Ministria e Drejtësisë në një njoftim për shtyp, duke theksuar se oficerët u arrestuan, u larguan nga shërbimet e tyre dhe u nxorën para drejtësisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese