Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, tre persona transportohen me urgjencë te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, tre
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Fushë Krujë-Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete,  një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy autovetura.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, duke shkaktuar përplasjen me dy automjetet e tjera.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese