Hapësire reklamuese

Aktualitet

Urgjenca Kombëtare me 13 autoambulanca të reja, ministrja Sala: Ndihma e parë e dhënë në kohë shpëton jetën e pacientit

Shkruar nga Newsbomb
Urgjenca Kombëtare me 13 autoambulanca të reja, ministrja Sala: Ndihma
Flota e Urgjencës Kombëtare

Flota e Urgjencës Kombëtare është zgjeruar me 13 mjete të reja, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e reagimit të shpejtë dhe ofrimin e kujdesit mjekësor në çdo cep të vendit.

Ky investim synon të rrisë efikasitetin e sistemit shëndetësor dhe të garantojë që qytetarët dhe turistët vendas dhe të huaj të marrin ndihmën e parë në kohën e duhur.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, u shpreh për RTSH se ndihma e parë është vendimtare për shpëtimin e jetës së pacientëve. Ajo shtoi se gjatë sezonit veror janë hapur 36 qendra shëndetësore verore, të pajisura me medikamente dhe shërbime bazë ku vetëm javën e fundit, rreth 12 mijë turistë kanë marrë shërbim, ku një e katërta ishin të huaj. Sipas Salës çdo autoambulancë funksionon si një “mini reanimacion”, duke stabilizuar pacientin deri në mbërritjen në spital.

Ndihma e parë e dhënë në kohë është momenti më i rëndësishëm, sepse shpëton jetën e pacientit. Gjatë sezonit veror kemi në funksion 36 qendra shëndetësore verore, të pajisura me medikamentet dhe shërbimet e nevojshme. Vetëm gjatë javës së kaluar, rreth 12 mijë turistë kanë marrë shërbim shëndetësor, ndërsa një e katërta e tyre kanë qenë turistë të huaj. Koordinimi mes qendrave shëndetësore, Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve është thelbësor për një sistem shëndetësor që funksionon dhe u ofron qytetarëve shërbimin e duhur në kohën e duhur”, tha Sala.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka theksuat se të gjitha autoambulancat janë të pajisura sipas standartve mjekësore dhe se mjetet kanë autonomi funksionimi nga 15 deri në 20 orë dhe mund të operojnë në çdo zonë të Shqipërisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese