Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperaturat e larta "mbyllin" Gjykatën e Tiranës, reduktohet orari i shërbimit për qytetarët (URDHRI)

Shkruar nga Newsbomb

Temperaturat e larta "mbyllin" Gjykatën e Tiranës,

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur të shkurtojë orarin e shërbimit për qytetarët, si pasojë e temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin tonë këto ditë e që priten të zgjasin edhe përgjatë muajit Korrik.

Me qëllim kujdesin ndaj shëndetit dhe jetës së punonjësve të gjykatës dhe përdoruesve të saj, si dhe duke garantuar njëkohësisht vijimësinë, cilësinë dhe standardet e shërbimeve të ofruara për qytetarët, orari është reduktuar në 5 orë në ditë.

Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i gjykatës, Gerd Hoxha, orari i ri do të zbatohet nga data 6 korrik deri më 31 gusht 2026. Gjatë kësaj periudhe, sportelet do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa pas këtij orari nuk do të ketë shërbime, me përjashtim të rasteve emergjente.

Vendimi ka hyrë në fuqi dje, më 30 Qershor, dhe Kancelari, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, Kryesekretaritë dhe Sektorët përkatës, janë ngarkuar për zbatimin e tij.

Temperaturat e larta "mbyllin" Gjykatën e Tiranës,
Urdhri i firmosur nga kryetari i gjykatës, Gerd Hoxha

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese