Një ditë pasi u zbulua si vendim i marrë së fundmi nga qeveria, ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj bën me dije se deri më tani 33.119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës.
“Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh.
Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare” shkruan Ibrahimaj në reagimin e saj.
Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al ditën e djeshme, kjo është hera e parë që pensionistët marrin bonusin e verës.
Reagimi i ministres Delina Ibrahimaj:
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet!
Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh.
Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.
Ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët.

