Hapësire reklamuese

Aktualitet

E zuri poshtë shtylla e drurit teksa ishte duke punuar, humb jetën i riu shqiptar në Itali (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
E zuri poshtë shtylla e drurit teksa ishte duke punuar, humb jetën i
Vendngjarja e aksidentit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën disa ditë pasi u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni prej druri në Via Gorghizzolo, në Due Carrare, më 26 qershor.

Bëhet fjalë për Floriano Canin, i cili ishte duke punuar në momentin e aksidentit, kur shtylla e drurit e zuri poshtë.

Sipas mediave italiane, Cani humbi menjëherë ndjenjat. Ai u transportua me helikopter në spital dhe u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, ku mori trajtim të specializuar mjekësor.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t'u mbijetonte plagëve dhe u shpall i vdekur.

Familja e të riut shqiptar është e tronditur nga humbja, pasi shpresoi deri në fund për një mrekulli, e cila, për fat të keq, nuk u realizua kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese