Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës, reagon UGSH: Ndërhyrja mbi mikrofonat me logo, janë veprime të dënueshme

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës, reagon UGSH:
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas incidenteve të ndodhura këtë të enjte gjatë protestës para Kuvendit, ku gazetarë, operatorë dhe punonjës së mediave u përballën me akte dhune, teksa po raportonin në terren.

Në reagimin Unioni dënon çdo agresion verbal dhe fizik ndaj punonjësve të mediave, duke i cilësuar se "akte të tilla banditeske janë krim".

Gjithashtu thekson se ndërhyrja e protestuesve mbi mikrofonat me logo të mediave dhe kamerave të  operatorëve, të cilët janë në krye të detyrës janë të dënueshme.

“Ndërhyrja e protestuesve mbi mikrofonat me logo të reporterëve, ndaj kamerave të operatorëve dhe pjesëtarëve të stafeve mediatike në krye të detyrës, janë veprime të dënueshme. Kushdo qofshin ata protestues, veprimet dhe aktet sulmuese të tyre ndaj reporterëve janë një arsye e plotë për të denoncuar dhe paditur ligjërisht,” theksohet në reagim.

Unioni u bën thirrje gazetarëve të publikojnë  me zë dhe fytyrë çdo rast dhunë, duke identifikuar autorët. Gjithashtu i kërkon Policisë së Shtetit të reagojë dhe të vendos para përgjegjësisë çdo agresor, që sulmon gazetarët në krye të detyrës.

UGSH u drejtohet organizatorëve të protestës për të marrë përgjegjësi për aktet e dhunës dhe pengesat ndaj mediave.

“UGSH vëren se gjatë të gjitha orëve dhe ditëve të protestave të realizuara në kryeqytet të gjithë reporterët, fotoreporterët dhe operatorët e mediave janë të identifikuar me dokumentat dhe simbolet profesionale. Mjafton ky detaj për të kuptuar dhe respektuar kushdo, paprekshmërinë dhe mbrojtjen e tyre,” shkruan në reagim.

Reagimi i plotë:

Aktet e dhunës dhe sulmet mbi gazetarët në procesin raportues janë krim

Tiranë më 2 Korrik 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon çdo agresion verbal, e aq më tepër fizik ndaj reporterëve, operatorëve dhe punonjësve të mediave, madje dhe mbi automjetet e mediave në krye të detyrës te ndodhura, sot ne Tirane, gjate protestes se qytetareve.

Akte të tilla banditeske janë krim. Ato në asnjë mënyrë nuk mund të tolerohen.

Ndërhyrja e protestuesve mbi mikrofonat me logo të reporterëve, ndaj kamerave të operatorëve dhe pjestareve te stafeve mediatike në krye të detyrës, janë veprime të dënueshme. Kushdo qofshin ata protestues, veprimet dhe aktet sulmuese të tyre ndaj reporterëve janë një arsye e plotë për të denoncuar dhe paditur ligjërisht.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u kërkon gjithë kolegëve të publikojnë dhe afishojnë, me zë dhe figurë, çdo agresion dhe agresor të tyre!

UGSH kërkon nga Policia e Shtetit të ndalojë dhe vërë para përgjegjësisë ligjore çdo sulmues, agresor, shantazhues dhe intimidues të gazetarëve në detyrë.

Kërkojmë nga autoritetet e Policisë së Shtetit të ushtrojnë autoritetin e tyre për garanci, siguri dhe të drejtë ushtrimi të profesionit për gazetarët dhe operatorët, pamvarësisht për cilën medie raportojnë.

Aktet e sotme janë veprime kriminale ndaj mediave dhe gazetarëve.

UGSH vëren se gjatë të gjitha orëve dhe ditëve të protestave të realizuara në kryeqytet të gjithë reporterët, fotoreporterët dhe operatorët e mediave janë të identifikuar me dokumentat dhe simbolet profesionale. Mjafton ky detaj për të kuptuar dhe respektuar kushdo, paprekshmërinë dhe mbrojtjen e tyre.

UGSH u drejtohet posaçërisht të gjithë organizatorëve, të shpallur publikisht ose jo, se duhet të ushtrojnë dhe marrin përgjegjësinë e tyre për aktet rrugaçërore, veprimet dhe sulmet kriminale dhe sidomos pengimet dhe fyerjet, disa herë me grupe, që ka pasur ndaj reporterëve të mediave në detyrë, gjatë ditës së sotme.

Në të njëjtën kohë i drejtohemi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm, të ushtrojnë autoritetin e tyre të plotë, pasi në disa raste punonjës policie i kanë akuzuar reporterët dhe fotoreporterët se po punojnë për të huajt, ndërkohë që ata janë të identifikuar.

Ne kërkojmë prej jush që rastet e sotme të dhunimit të gazetarëve nga protestues dhe aq më tepër edhe nga punonjës piolicie, të vlerësohen me urgjencë dhe të bëhen objekt i gjykimit dhe vlerësimit ligjor.

UGSH vëren se dita e sotme me episodet e pazakonta agresive dhe dhunuese ndaj gazetarëve, ishte paralajmëruar prej organizatës sonë me deklarata të njëpasnjëshme, ku theksohej agresioni verbal në shtim nëpër rrjetet online dhe disa mediume ndaj gazetareve dhe mediave te ndryshme.

Dita e sotme shënon një rekord alarmant agresionesh fizike dhe kërcënimesh ndaj lirisë raportuese dhe integritetit fizik te gazetareve. Ky realitet kritik meriton të vlerësohet nga të gjithë aktorët, institucionet dhe protestuesit si një ditë e keqe për lirinë e ushtrimit të profesionit dhe raportimin e lirë ne hapësiren publike dhe ne terrenin politik dhe te demonstrimeve qytetare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese