Hasan Ferracuku i cili është një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e Velipojës në 2021-shin, ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur, është arratisur nga manesa e tij në shkodër, ku po vuante dënimin “arrest në shtëpi”.
Ai ka arritur t’i shpëtjë ruajtjes policore dhe të largohet në drejtim të paditur.
“Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë të Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e shtetasit Hasan Ferracaku, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në mbikëqyrje policore, pasi është në hetim për veprën penale “Vrasja me dashje”, kanë konstatuar se ky shtetas ishte larguar nga banesa.
Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë organizuar kontrolle në banesa dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se mund të jetë fshehur ky shtetas.
Grupi hetimor dhe AMP vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për gjetjen e tij”, njofton policia.
Ngjarja
Kujtojmë se Ferracaku, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie”, dënim të cilin e vuante prej tre vitesh tashmë, nga gjykata por me mbikëqyrje 24 orë.
Ai ushte një prej dy të plagosurve në masakrën e Vleipojës, bashkë me nipin e tij asokohe 17 vjeçar E.D., të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Nga përplasja me armë në Velipojë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Sipas ekspertizës, Hasan Ferracaku ka qëlluar i pari në drejtim të vëllezërve Gocaj dhe 19-vjeçarit Musaen Zeneli.
Hasani qëlloi drejt Edmond Gocajt me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Vëllai i viktimës Xhovani Gocaj ka qëlluar drejt Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmedin Dylin nipin e viktimës. Pavarësisht se mbeti i plagosur, Hasan Ferracaku mundi të qëllojë drejt Xhovanit duke e lënë të vdekur, madje plumbat kapën dhe kamarierin 20-vjeçar, Musaen Zeneli.
