Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tensionet para Kuvendit, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre edhe avokati Altin Goxhaj

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet para Kuvendit, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre
Foto nga protesta

Protesta para Kuvendit po bëhet shumë e tensionuar, pasi protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke penguar daljen e deputetëve.

Gjatë zhvillimit të protestës është shoqëruar nga policia avokati Altin Goxhaj, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit të tij.

Tensionet u përshkallëzuan në momentin kur policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të larguar protestuesit nga rruga.

Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë të hedhin sende në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, policia ka shoqëruar në komisariat një numër personash, por deri tani nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese