Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte fshehur një grua tajlandeze brenda një valixheje, arrestohet 26-vjeçari francez në Muriqan (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Kishte fshehur një grua tajlandeze brenda një valixheje, arrestohet
Pika e Kalimit Kufitar Muriqan

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas francez, i cili dyshohet se tentoi të nxirrte në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria një shtetase tajlandeze.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga u vu shtetasi Tom Haac, 26 vjeç, me shtetësi franceze.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e policisë konstatuan në sediljen e pasme një valixhe, brenda së cilës ishte fshehur një shtetase tajlandeze. Dyshohet se ajo po tentohej të nxirrej në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet rezulton se qëllimi i shtetasit francez ishte transportimi i shtetases tajlandeze përmes territorit të Malit të Zi dhe më pas Kroacisë, me destinacion përfundimtar Republikën Franceze.

Njoftimi i Policisë:

Sot, më datë 02.07.2026, rreth orës 13:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin kufitar në dalje të Republikës së Shqipërisë të shtetasve dhe mjeteve, është paraqitur për kontroll dhe regjistrim shtetasi Tom Haac, me shtetësi dhe kombësi franceze, i datëlindjes 2000, duke drejtuar automjetin tip Mercedes-Benz

 automjeti iu nënshtruan kontrollit të detajuar kufitar, në përputhje me procedurat standarde të kontrollit.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, në sediljen e pasme, brenda një valixheje, u konstatua e fshehur një shtetase me shtetësi tajlandeze, e cila po tentohej të nxirrej në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, shërbimet e Policisë Kufitare proceduan me ndalimin në flagrancë të shtetasit francez dhe shtetases tajlandeze, siguruan vendin e ngjarjes dhe njoftuan Sallën e Komandimit pranë DVKM Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e administruara deri në këtë fazë, rezulton se qëllimi i shtetasit francez ka qenë transportimi i shtetases tajlandeze nëpërmjet territorit të Malit të Zi dhe më pas të Kroacisë, me destinacion përfundimtar Republikën Franceze, duke shmangur procedurat ligjore të kalimit dhe hyrjes në shtetet përkatëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese