Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Çmenduri!” Jorida Tabaku reagon ndaj përplasjes së policisë dhe protestuesve: Veç një regjim mund të sillet kështu

Shkruar nga Newsbomb
“Çmenduri!” Jorida Tabaku reagon ndaj përplasjes së
Jorida Tabaku

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar sot para Kuvendit, ku pati edhe incidente.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur “çmenduri” ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve dhe përfaqësuesve të mediave, duke e cilësuar situatën në rrugët e Tiranës të papranueshme.

Po ashtu ajo ka publikuar edhe një video, ku policia përplaset me protestuesit, ku ajo shprehet se veç një regjim mund të sillet kështu ndaj qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

“Çmenduri pamjet e dhunës të policisë në rrugët e Tiranës! Dhuna ndaj protestuesve, operatorëve të medias dhe gazetarëve që po ndodh në këto momente në rrugët e Tiranës është e papranueshme. Veç një regjim mund të sillet kështu ndaj protestuesve që kërkojnë ndryshimin!” shkruan ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese