Protestuesit janë zhvendosur përballë Komisariatit Nr. 4 dhe Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet, ku kanë kërkuar lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestave të zhvilluara më herët gjatë ditës së sotme.
Një grup qytetarësh janë mbledhur para ambienteve të Komisariatit Nr. 4, duke kërkuar lirimin e protestuesve të tjerë të ndaluar. Që prej orës 12:00 ata kanë bllokuar edhe segmentin rrugor përreth, një nyje e rëndësishme e qarkullimit në kryeqytet, e frekuentuar nga një numër i madh qytetarësh gjatë ditës.
View this post on Instagram
Sipas burimeve nga terreni, nuk kanë munguar as momentet e tensionit ku protestuesit kanë sulmuar me vezë edhe urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, ndërsa brenda mjetit ndodheshin edhe qytetarë.
Ndërkohë, mësohet se deputetët Klevis Balliu dhe Redi Muçi, kanë shkuar në zonë për t’u shprehur mbështetje protestuesve që po kërkojnë lirimin e të shoqëruarve në Komisariatin Nr. 1. Megjithatë, ata janë përballur me refuzim nga ana e disa qytetarëve të pranishëm dhe më pas janë larguar.

