Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLP hap garën për zgjedhjen e Prokurorit të Ri të Përgjithshëm

Shkruar nga Newsbomb
KLP hap garën për zgjedhjen e Prokurorit të Ri të
Foto ilustruese

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm. Kujtojmë se ashtu si edhe u njoftua  dy ditë më parë, procedurat sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të ri të Pëgjithshëm u hapën sot.

Kandidatët kanë një afat 30 ditor për të bërë aplikimet. Sipas Kushtetutës Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

Kujtojmë se mandati i kryeprokuroit të tanishëm  Olsian Çela përfundon në dhjetor 2026.  Çela, u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, nga Kuvendi më dhjetor të vitit 2019, me një mandat 7-vjeçar, më parë ai shërbeu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese