Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë vendimmarrjen për hapjen e procedurave sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Anëtarët e KLP kanë rënë dakord në mbledhjen që çështja të diskutohet të enjten e 2 korrikut në orën 14:00, ndryshe nga sa ishte planifikuar që të ndodhte sot.
Arsyeja përse hapja e procedurave është shtyrë mësohet se është fakti që anëtarët kanë kërkuar kohë për të analizuar procedurat që do të ndiqen për publikimin e thirrjes dhe zhvillmin e garës dhe marrjen e aplikimeve.
Sipas Kushtetutës Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.
Kujtojmë se mandati i kryeprokuroit të tanishëm Olsian Çela përfundon në dhjetor 2026. Çela, u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, nga Kuvendi më dhjetor të vitit 2019, me një mandat 7-vjeçar, më parë ai shërbeu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
