Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miliarda lekë investime në jug, por pa leje mjedisore, IKMT gjobit kompaninë Gjikuria

Shkruar nga Newsbomb
Miliarda lekë investime në jug, por pa leje mjedisore, IKMT gjobit
Trajtimi i ujërave të ndotura në Palasë, IKMT gjobit kompaninë Gjikuria

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se në kuadër të garantimit të zbatimit të ligjshmërisë për trajtimin e ujërave të ndotura në Palasë, ka kryer një inspektim në kompaninë subjektin Gjikuria.

Nga verifikimi në terren, IKMT thotë se "trupa inspektuese e Drejtorisë së Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave konstatoi se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura operonte pa Leje Mjedisore të Tipit B."

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se për këtë shkelje u vendos masë administrative me gjobë, si dhe iu la detyrë subjektit të pajiset me Leje Mjedisore të Tipit B, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kompania Gjikuria është ndër më të mëdhatë dhe me një veprimtari të zgjeruar në bregdetin e jugut, nga shërbimi të ndërtimi.

Pavarësisht investimit miliarda lekë, Gjikuria ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos marrë lejen përkatëse për trajtimin e ujërave të ndotura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese