Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferi, viktima e vetme! Policia komunikatë ZYRTARE: Mjekët heronj kthyen në jetë një fëmijë, janë 12 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Shoferi, viktima e vetme! Policia komunikatë ZYRTARE: Mjekët heronj
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka regaur zyrtarisht në lidhje me aksidentin e rënd ëtë regjistruar drekën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, ka qenë vetëm një person që ka humbur jetën, pavarësisht se në fillim u raportua për dy, konkretisht ka qenë shoferi i autobusit shtetasi R. H., 36 vjeç.

Blutë kanë sqaruar se konfuzioni në raportimin fillesatar u krijua sepse një fëmijë fëmijë, i cili mbërriti në spitali privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërsa sa i përket të plagosurve policia ka sqaruar se janë dëmtuar 12 shtetas dhe jo 15 si u raportua, prej tyre 7 janë në gjendje të rënd ëdhe 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vijuar ende.

Njoftimi i plotë i policisë:

Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia.

Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se:

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas.

Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese