Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Temperaturat e larta rrisin infarktet, trombozat dhe vdekjet e parpritura!” Doktor Skënder Brataj tregon se si vapa mund të ndikojë në shëndet dhe jep KËSHILLA për t’u mbrojtur

Shkruar nga Newsbomb
“Temperaturat e larta rrisin infarktet, trombozat dhe vdekjet e
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

Vera sapo ka filluar, e temperaturat sa vijnë e bëhen më të larta, duke sjellë përpos shqetësimeve të përditshme për shkak të vapës, edhe frikën e lartë për shëndetin. Dhe po sipas mjekëve është e vërtetë që temperaturat e larta mund të nxisin vdekjet e papritura, por si mund të ndodhin ato te persona të ndryshëm?

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur më shumë në lidhje me ndikimin që mund të kenë temperaturat e larta në infarkte, tromboemboli të mushkërive apo ishemi të trurit, të cilat janë vdekjeprurëse.

Ai është shprehur se gjatë këtyre ditëve të nxehta numri i thirrjeve mjekësore për ndihmë është rritur me 200 në ditë.

“Arterioskleroza në enët e gjakut nis ngadalë dhe në vazhdimësi. Ne humbim lëngje dhe gjaku, në mungesë të tyre, trashet duke krijuar trombe. Po varet ku i bën ato trombe, në enët koronare që çojnë në infarkt, në mushkëri apo në enët që çojnë gjak në tru, duke shkaktuar ishemi.”, është shprehur ai teksa ka theksuar rëndësinë e konsumit të dy litrave ujë në ditë, pasi elektrilitet humbin nga vapa dhe mund të shkaktojnë simptomat apo gjendjet e sipërpërmendura.

“Natriumi dhe kaliumi duhet të jenë në balancë, humbja e elektroliteve i çekuilibron ato…”, thekson ai.

Më tej ka këshilluar kujdes të shtuar për të moshuarit dhe foshnjat, të cilët kanë nevojë për hidratim, ndërsa ata të cilët punojnë jashtë duhet të shmangin orët e pikut, duke shtuar se nuk rekomandohet përdorimi i biçikletës deri në orët e pasdites, pasi sforcon organizmin.

Po ashtu sipas Bratajt personat që janë më të rrezikuar nga vdekjet e papritura: “Janë persona 50-60 vjeç, të cilët nuk bëjnë kontrolle se thonë: ‘Nuk jam i sëmurë’“.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese