Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasja e policisë me protestuesit para Kuvendit, reagon Salianji: Shqipëria ka nevojë për garanci reale të lirive dhe të drejtave themelore

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja e policisë me protestuesit para Kuvendit, reagon Salianji:
Përplasja

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me incidentet që ndodhen mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit.

Salianji shkruan se dhuna tregon se dhuna e ushtruar ndaj protestuesve është e pajustifikueshme dhe tregon frikën e qeverisë ndaj tyre.

Ndërsa më tej, ai thekson se Shqipëria ka nevojë për garanci reale të lirive dhe të drejtave themelore dhe se askush nuk duhet të ndëshkohet për shkak të bindjeve të tij politike apo për ushtrimin e të drejtës për të protestuar.

Postimi i Salianjit:

E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta dhe nga çdo standard demokratik.

Dhuna joproporcionale e ushtruar ndaj protestuesve është e pajustifikueshme dhe pasqyron mënyrën autoritare me të cilën Edi Rama ka qeverisur gjatë këtyre 13 viteve. Çdo kundërshtim ndaj qeverisjes së tij është përballur me presion, gjoba, dhunë, burgosje dhe forma të ndryshme represioni.

Shqipëria ka nevojë për garanci reale të lirive dhe të drejtave themelore, për demokraci funksionale, për sundim të ligjit dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit. Askush nuk duhet të ndëshkohet për shkak të bindjeve të tij politike apo për ushtrimin e të drejtës për të protestuar.

Një shoqëri e lirë ndërtohet mbi respektin për qytetarin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien e pushtetit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese