Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohen për dhunë në familje, AMP arreston një punonjës të Gardës dhe një të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohen për dhunë në familje, AMP arreston një
Foto ilustruese

AMP ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës dhe një të Policisë së Shtetit, të cilët akuzohen për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të AMP-së, në pranga është vënë punonjësi i Gardës së Republikës, shtetasi H. S., i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”. Hetimet ndaj tij nisën pas kallëzimit të bashkëshortes, e cila e akuzon për ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe për kanosje të përsëritura.

“Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontrolli i banesës së shtetasit, ku u sekuestruan tre telefona celularë me interes për hetimin. Pas administrimit të provave dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, AMP bëri arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,” theksohet në njoftim.

Po ashtu, në pranga përfundoi edhe punonjësi i Policisë së Shtetit, shtetasi E. M., i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Hetimet ndaj tij nisën pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

“Pas vlerësimit të rrethanave dhe autorizimit të prokurorit, AMP procedoi me ndalimin e tij. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa i ndaluari është vendosur në dispozicion të organit të akuzës për vijimin e procedurave ligjore,” thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese