Hapësire reklamuese

Aktualitet

Autobusi del nga rruga dhe përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës! Humbin jetën dy pasagjerë, raportohet për persona të bllokuar në mjet

Shkruar nga Newsbomb
Autobusi del nga rruga dhe përmbyset në autostradën
Furgoni i përmbysur

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku autobusi i linjës Tiranë-Berat ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

U bë me dije se disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar të mbetur në mjetin e përmbysur, ndërsa dy persona raportohet që kanë humbur jetën.

Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti, ka disa të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar disa ambulanca.

Ende nuk dihet shkaqet e përmbysjes së mjetit, ndërsa po ashtu policia ndodhet në vendin e aksidentit.

Ndërsa për rastin pritet që të ketë një reagim edhe nga autoritetet, të cilat do të japin edhe të dhëna zyrtare mbi këtë aksident të rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese