Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përballën me dhunën e protestuesve, 12 efektivë po marrin ndihmën e specializuar në spital (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
U përballën me dhunën e protestuesve, 12 efektivë po marrin
Nje prej efektiveve te plagosur

Ka shkuar në 12 numri i efektivëve të Policisë që kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit, të cilët prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje u grumbulluan përpara ambienteve të Kuvendit.

Newsbomb mëson se efektivët e dëmtuar janë:

Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”;

Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2;

Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2;

Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi në Komisariatin Nr. 3;

Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1;

Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5;

Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5;

Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3, dëmtim në dorë;

Joan Trungu, shef seksioni te Shqiponjat;

Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te Shigjetat;

Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te Shigjetat;

Elmas Guri, 34 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 1.

Mësohet se ata ndodhen në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Siç raportuam dhe më herët tensionet nisën kur protestuesit sulmuan forcat e Policisë fillimisht me vezë, ndërsa më pas dhuna u përshkallëzua me hedhje gurësh dhe pllakash të shkëputura nga trotuari në drejtim të efektivëve. Policia ishte angazhuar për neutralizimin e situatës dhe shpërndarjen e turmës, me synim lirimin e perimetrit të sigurisë përpara Kuvendit.

Si pasojë e sulmit, disa prej efektivëve pësuan lëndime në kokë dhe u panë të gjakosur, ndërsa u shoqëruan me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese