Në protestën që u mbajt ditën e sotme përballë Kuvendit, nuk munguan as incidentet, ku u përdor gazlotsjellës nga policia, pas përplasjet me protestuesit. Disa nga këta të fundit u shoqëruan në Komisariate, ndërsa të lënduar mbeten edhe disa efektivë policie.
Avokati Gentian Sejrani gjatë një prononcimi për mediat, ka zbuluar se në Komisariatet e Tiranës, janë shoqëruar 23 protestues, ku vetëm 4 prej tyre janë mbajtur në paraburgim.
Sipas tij, nesër në mëngjes katër të ndaluarit do të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masën e sigurisë.
"Nesër ata do të dalin para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë", deklaroi avokati.
Kujtojmë që të lënduar nga përplasjet me protestuesit, kanë mbetur edhe disa protestues.
