Hapësire reklamuese

Aktualitet

Incidentet e dhunshme në protestë, 15 policë dhe 4 tubues të lënduar

Shkruar nga Newsbomb
Incidentet e dhunshme në protestë, 15 policë dhe 4 tubues të
Foto ilustruese

Në protestën që u mbajt ditën e sotme përballë Kuvendit, nuk munguan as incidentet, ku u përdor gazlotsjellës nga policia, pas përplasjet me protestuesit. Disa nga këta të fundit u shoqëruan në Komisariate, ndërsa të lënduar mbeten edhe disa efektivë policie.

Mësohet se në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës këtë të enjte janë paraqitur për ndihmë mjekësore 14 efektivë policie. Po ashtu edhe dy protestues kanë shkuar në ambientet e Traumës, pasi kanë mbetur të lënduar.

Po ashtu bëhet me dije se 4 punonjës policie, vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjëtër është larguar.

Ndërsa Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë trajtuar edhe 1 efektiv policie dhe 2 protestues.

Po ashtu pritet edhe një bilanc përfundimtar nga autoritet mbi bilancet e të lënduarve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese