Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas 5 orësh bllokim, lirohet rruga nga protestuesit para Komisariatit nr.4

Shkruar nga Newsbomb
Pas 5 orësh bllokim, lirohet rruga nga protestuesit para Komisariatit nr.4
Pamje nga protesta

Pas afërsisht 5 orësh e bllokuar, është liruar aksi nga protestiesit të cilët po qëndronin përballë komisariatit numër 4 në pritje të lirimit të të shoqëruarve.

Pavarësisht se protestuesit e shoqëruar nuk kanë dalë ene, qytetarët e tjerë mësohet të jenë larguar.

Kujtojmë se pas tensioneve të shumta, u shoqëruan 23 protestues, dhe më tej tubimi u transferua tek komisariati numër 4. Në një moment pati edhe tension me urbanin e linjës Kinostudio-Kombinat.

E dhunshme ka qenë protesta e kësaj të enjte para ambienteve të Kuvendit, ku përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit nisën që në orët e para të mëngjesit dhe vijuan për disa orë me tensione të forta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese