Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Xhyherinë të Vlorës, ku 23-vjeçarja Ola Metani dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Ende nuk dihen arsyet që e çuan të renë drejt këtij akti, ndërsa familjarët kanë reaguar të prekur nga humbja.
Xhaxhai i Olës, Algen Metani, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar se ikja e saj ua ka hidhëruar shpirtin dhe se zemra u loton nga dhimbja.
“O Ola e xhaxhit.Menduam qe boll I kemi patur liter por ikja jote na hidheroi shpirtin. Ishte nje lule e bukur dhe e tille do ngelesh tere jeten o yll I bukur qe na loton zemra dhe shpirtin
Lamtumir o yll I xhaxhitn i8”, shkruan ai.
Për rastin ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia. Ndërkohë, në një reagim për JOQ, një mike e Olës ka zbuluar disa detaje. Sipas saj, 23-vjeçarja ishte e fejuar dhe jetonte me partnerin e saj.
