Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit, Nea e vogël do të bëhet me motër: Në rrugën e gjatë të jetës do kesh një shoqe…

Shkruar nga Newsbomb
Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit, Nea e vogël do të
Sara, Bardhi dhe vajza e tyre Nea

Familja e Sara Gjordenit dhe e Bardhit, po bëhet më e madhe tashmë, pasi vetë moderatorja ka bërë me dije pak ditë më parë se është në pritje të ëmbël. E sot me në privatësi të plotë, Sara, Bardhi dhe e vogla e tyre Nea zbuluan gjinininë e bebit, e vogla e shtëpisë tashmë do të ketë një motër. Ata do të gëzohen me një vajzë.

Ashtu si edhe ishte shprehur më parë Sara e ka zbuluar privatisht gjininë e bebit, në shtëpinë e tyre, bashkë me Nean e vogël që zbuloi se do të bëhet me motër përmes një torte.

Në videon e publikuar në rrjete sociale Sara ka shkruar: “Për ty dielli ynë që mezi të presim, nuk e dinim që të donim kaq derisa erdhe. E për ty Nea jonë jemi mëse të lumtur jo sepse nuk do luash më e vetme, por sepse në rrugën e gjatë të jetës tanimë do kesh një shoqe.” Duke shkruar si përshkrim: "Me dashuri, mami dhe babi”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese