Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe rikthimi ka ardhur sherbet! Dhurata e veçantë që Erik Fullani vendosi t’i bëjë për ditëlindje Sarës

Shkruar nga Newsbomb
Sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe rikthimi ka ardhur
Erik Fullanin dhe Sara Hoxha

Shumë lule për lulen e tij! Kështu ka vendosur ta surprizojë Erik Fullani partneren e tij Sara Hoxhën në ditëlindjen e saj të 34-të.

E teksa askush prej tyre nuk ka konfirmuar ende se janë lumturisht krah njëri-tjetrit,  zërat lart e poshtë vazhdojnë të qarkullojnë.

Ribashkimi i tyre mesa duket ka ardhur më i ëmbël dhe Eriku si një djalë romantik ka vendosur që ta surprizojë të dashurën e tij me shumë trëndafila ngjyra-ngjyra. Burime për By Liberta Spahiun kanë bërë me dije se lulet e shumta në shtëpinë e Sarës mbajnë pikërisht firmën e Erik Fullanit.  

E ka qenë vetë e “zonja e punës” ajo e cila në një postim në Instagram ka publikuar dhuratat e marra për ditëlindje, e sigurisht syrin na i tërhoqën pikërisht trëndafilat.

 “Si të mbijetosh në 40 gradë? Po jua tregoj unë…”, shkruan Sara përmbi foto.

Sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe rikthimi ka ardhur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese