Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aktivistja nxjerr VIDEON, kap në befasi socialistët te qendra tregtare, Kadeli, Peçi e Kushi “bllokohen” në derë

Shkruar nga Newsbomb
Aktivistja nxjerr VIDEON, kap në befasi socialistët te qendra
Pamje nga momenti kur Arvina Lleshi u del para socialistëve

Pasi dhjetëra qytetarë vendosën që të bllokonin Parlamentit duke penguar kështu dhe daljen e deputetëve nga Kuvendi, një aktiviste u ka dalë përpara në befasi socialistëve në njërën prej qendrave tregtare në Tiranë.  

Në videon e publikuar në Instagram shikohet momenti kur aktivistja Arvina Lleshi u del në befasi deputetët socialistë të cilët si duket kanë dalë nga ana që lidh “Toptanin” me Kuvendin.  

“Deputetë të shitur, lironi Shqipërinë” u drejtohet aktivistja socialistëve në hyrje të qendrës tregtare.

Tërmet Peçi, Admir Kadeli dhe Evis Kushi vërehen duke e parë çuditshëm aktivisten. Ndërsa një i pranishëm dëgjohet duke i thënë asaj: Ik re palaço.

Këtu aktivistja irritohet dhe ia kthen: Idiot je vetë, mos më thuaj mua. Përgjigja e saj lë të kuptohet se ajo ka marrë dhe ofendime të tjera.

Kliko këtu për të parë VIDEON e momentit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese