Në foton që shihni është momenti kur agjentët e BKH kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme Adi Çobon në Durrës, sapo ai doli nga banesa e tij.
Çobo u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane në kuadër të dosjes “Ura”. Ai akuzohet si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës.
Burime bëjnë me dije se ai kishte qenë nën monitorim nga agjentët e BKH-së prej tre ditësh. Pas arrestimit, Çobo u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit për veprimet e mëtejshme procedurale.
Mësohet se që prej momentit kur u shpall në kërkim në maj të vitit 2025, ai nuk ka dalë asnjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, por gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në vend.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i një organizate kriminale që siguronte dhe trafikonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine drejt Italisë. Ai koordinonte nga Shqipëria aktivitetin e anëtarëve të tjerë të grupit, të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë.
Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të konsiderueshme heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës.

