Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në Lushnje! Fuoristrada përplas nga pas një motoçikletë, plagoset rëndë 76-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Lushnje! Fuoristrada përplas nga pas një
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rural Pirrë-Kamçisht, në njësinë administrative Kolonjë, bashkia Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka përplasur nga pas një motoçikletë, me të cilën udhëtonte 76-vjeçari Minella Prençe.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese