Deputetët socialistë dhe pak nga opozitarët kanë vijuar me seancën plenare të Kuvendit dhe pa praninë e opozitës të cilët zgjodhën të bojkotonin seancën.
Ministri i Financave Petrit Malaj kërkoi nga deputetët e pranishëm që të mbështesin projektligjin "Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë”, përmes së cilit mundësohet mordenizimi i tij duke ofruar një shërbim më cilësor për qytetarët në shpërndarjen e energjisë elektrike.
“Ndërtimi i nënstacionit në qendër të Tiranës. Përmes zbatimit të këtij projekti rrisim mundësinë me furnizim me energji elektrike. Do të jetë tërësisht i digjitalizuar. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme. Po zbatohet projektligji strategjik për lidhje rajonale. Falë reformave humbjet në rrjet janë reduktuar nga 45% në 2019 në 16% në vitin 2025, për këtë arsye ne do të vijojmë me investimet në rrjetet digjitale. Huaja parashikohet me një pagesë 22.5 milionë euro.
Financimi është konkurrues dhe reflektojnë besimin që institucionet financiare e bankare kanë ndaj sistemit. Sistemi i shpërndarjes duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet kërkesës jo vetëm në sasi por dhe sipas standarteve europiane” tha Malaj në fjalën e tij.
Bëhet fjalë për projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për "Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.


