Hapësire reklamuese

Politikë

PLAS keq në Kuvend mes Bidos e Muçit për shqiptarët e Çamërisë, socialisti akuzon deputetin e Lëvizjes Bashkë për përçarje: Lëre mandatin, PS do ju mbysi…

Shkruar nga Newsbomb
PLAS keq në Kuvend mes Bidos e Muçit për shqiptarët e
Ardit Bido

Mes tensionesh është duke u zhvilluar seanca e sotme parlamentare, ku ka pasur një përplasje të ashpër mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi me deputetin socialist Ardit Bido.

Teksa po flitej në lidhje me diskriminimin, Muçi u shpreh se Lëvizja Bashkë ashtu si ka dalë gjithmonë në mbrojtje të popullit palestinez, i ka dalë në mbrojtje edhe atij çam, dhe shtoi se ata janë e vetmja parti e cila në program ka të përfshirë, njohjen e të gjitha të drejtave të këtij populli shqiptar nga Greqia.

Mirëpo termi i përdorur nga Muçi, ngjalli përplasjen me Bidon, i cili duke e quajtur deputetin e Lëvizjes Bashkë “të pacipë”, i tha se nuk duhet t’i krahasojë me Plaestinën dhe duhet ti drejtohet si populli shqiptar i Çamërisë, duke e akuzuar se po “përçante” kombin.

Pjesë nga debati:

Ardit Bido: Redi Muçi lere mandatitn, neni 3 i kodit të etikës së deputeti përcakton, që deputeti ndaj mandatit duhet të jetë besnik ndaj atdheut dhe ndaj popullit, në diskutimin që ne bëjmë për komisionierin e diskiminimit ti s’je askush që të përçash kombin shqiptar, populli çam thuaja ndonjë  tjetri, shqiptarët e Çamërisë janë shqiptarë si gjithë të tjetët dhe janë populli shqiptar i Çamërisë.

Përçarje brenda vendit tonë ik bëjë jashtë këtij kuvendi sepse ti je i pacipë edhe i paturpë, krahason ti shqiptarët e Çamërisë me Palestinën, i pacipë dhe i paturp, përçajre në kombin tonë se bën as ti as kush të sponsorizon ty, në këtë Kuvend sa jemi ne të paktën, Partia Socialiste e Shqipërisë, një forcë e cila juve do t’iu mbysi, politikisht.

Redi Muçi: Unë kur fola për popullin çam sigurisht iu referova popullit shqiptar të Çamëirsë, unë i takoj përzemërsisht flas me ta shqip, prandaj Bido fryji sa të duash fyellit por ama je në vrimën e gabuar ndërrje çik vrimën sepse sa më shumë që i fryn aq më shumë leqendisesh, zoti kryetar unë nuk ka më nerva të merrem me shokun Bido të pakën për këtë seancë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese