Hapësire reklamuese

Politikë

“Kam frikë vetëm Zotin!” “Shqiponjat” mësynë te lokali në Bulevard, Taulant Balla: Aty po pinin kafen Manja dhe Kadeli, protestuesit i sulmuan

Shkruar nga Newsbomb
“Kam frikë vetëm Zotin!” “Shqiponjat”
Taulant Balla

Pas përfundmit të punimeve të Kuvendit, teksa jashtë tij vijon ende të jetë një grup protestuesish ka dhënë një prononcim për mediat kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

I cili ndër të tjera ka folur edhe për futjen e efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet e një lokali pranë Kuvendit, ku ishin strehuar disa protestues për t'iu shmangur forcave të rendit. Në pamjet e publikuara edhe më parë nga Newsbomb.al  duket se disa prej tyre nxirren jashtë me forcë dhe tërhiqen zvarrë nga efektivët.

Sipas Ballës, në atë lokal ishin duke konsumuar kafen e mëngjesit deputetët Ulsi Manja dhe Admir Kandeli në momentin që janë sulmuar fizikisht nga protestuesit.

“Nuk ka një incident, kolegu Manja, kolegu Kadeli kanë qenë në 8 të mëgjesit duke pirë në kafe para parlamentit dhe aty janë sulmuar fizikisht dhe aty ka qenë turp i policisë që nuk ka ndërhyrë më herët”, është shprehur Balla ndër të tjera.

Teksa më herët kur u shpreh se PD kishte frikë të vinte në Parlamanet, pyetjes së gazetarëve nëse ai kishte frikë i është përgjigjur: “Unë jam i vetmi këtu që kam dënuar edhe sulmin ndaj selise të PD,  se këta ish Partia Demokratike, ndjesë pastë nuk erdhi sot se pati frikë nga vezët.  Unë nuk kam frikë jo, nga këta por nga askush, vetëm nga Zoti kam frikë, e kam dënuar dhe e dënoj, sot sulmohet parlamenti, dukur e ka bërë Sali Berisha dikur Lulzim Basha, ky nuk është një skenar i ri”

Më tej ai ka shprehur mbrojtjen e tij të palëkundur ndaj Policisë së Shtetit: “Unë jam këtu për të mbrojtur Policinë e Shtetit e cla është sulmuar me një bandë kriminale, gjaku i punonjësit të policisë është gjak shteti, kjo bandë kriminale me këtë gentian prognin,  është goditje dhe sulm për shkak të detyrës, jam shumë i indnjuar”.  Ndërsa në përfundim është shprehur se ata që kanë protestuar në bulevard, nuk janë ata që kanë shkuar sot në parlament, dhe tha se shumë shpjetë do të ulen të diskutojnë me atë grup që u nis për shqetësimin e projektit në Zvërnec.

“Po sepse ne jemi të gatshëm, kur vajza dhe djem që u cuan me shqetësimin për standartët mjedisore në atë investim historik në Zvërnec, të cilët nuk janë këtu, këtu keni elemet kriminal”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese