Hapësire reklamuese

Aktualitet

Luçiana Kokaj e "Rrjollit" plagoset në protestë, “Shqiponjat” mësyjnë te lokali në Bulevard dhe tërheqin zvarrë protestuesit (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Luçiana Kokaj e "Rrjollit" plagoset në protestë,
Lucjana Kokaj dhe momenti kur efektivet u futen ne lokal

Përplasje të forta janë shënuar gjatë ditës së sotme jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku protesta e organizuar nga qytetarë u përshkallëzua me shpejtësi, duke sjellë tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Situata u tensionua pas përpjekjeve të efektivëve për të shpërndarë turmën, ndërsa përveç shoqërimeve të disa personave në komisariat, policia ndërhyri duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për neutralizimin e situatës.

Ndërkohë si pasojë e gazit lotsjellës disa protestues mbetën të lënduar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme protestuesja Luçiana Kokaj, e cila prej muajsh proteston për çështjen e pronave të saj në zonën e Rrjollit si dhe ka qenë një nga organizatoret e protestës që po zhvillohet prej 33 ditësh në kryeqytet nuk është ndjerë mirë.

Ndërkohë, në një tjetër video të publikuar, shfaqen efektivë të forcës "Shqiponja" teksa hyjnë në një lokal pranë Kuvendit, ku ishin strehuar disa protestues për t'iu shmangur forcave të rendit. Në pamje duket se disa prej tyre nxirren jashtë me forcë dhe tërhiqen zvarrë nga efektivët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese