Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Uoo të q***** r***!” Tensionohet situata para Kuvendit, protestuesit presin me vezë në duar Niko Peleshin, shoqërohen disa persona

Shkruar nga Newsbomb
“Uoo të q***** r***!” Tensionohet situata para Kuvendit,
Foto ilustruese

Ndonëse kishin paralajmëruar se do të protestonin në orën 10 të mëngjesit të sotëm, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit rreth orës 9, në mesin e të cilëve thuhet se ka pasur dhe tensione.

Deputetët kanë mbërritur në Kuvend para protestuesve duke shmangur përplasjet me ta, me përjashtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, i cili raportohet se ka mbërritur para Parlamentit më momentin kur situata ishte e tensionuar.

Disa nga të pranishmit janë parë duke qëlluar me vezë në drejtim të makinës së kryeparlamentarit ndaj të cilit dhe kanë shpërthyer në ofendime. Ndërsa mësohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dukë shoqëruar disa prej tyre.

“Uo të q***** r***!” dëgjohen qytetarët.

Po ashtu, dhjetarë efektivë policia janë vendosur “gardh” para Parlamentit për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament e për të mbajtur situatën nën kontroll.

Megjithatë, qytetarët e agravuar kanë nisur të qëllojnë me vezë në drejtim të tyre. Ndërsa siç raportoi newsbomb.al njëri prej protestuesve është parë i gjakosur në fytyrë. Deri më tani rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Ndërkohë pritet që për pak minuta të startojë  seanca e radhës parlamentare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese