Mëngjesin e kësaj të enjte, ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me kryeministrin Edi Rama është takuar me disa nga pensionistët ku dhe sqaroi se pse pikërisht tani po shpërndahet për herë të parë bonusi i verës.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve Rama theksoi se tani është rritur buxheti i shtetit si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, për të cilin tha se pagesat shtesa që kanë siguruar të ardhura të tjera për shtetin, do u jepen pensionistëve.
“Ka një komponent që ne nuk e kishim parashikuar, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të nmaftës. U rrit nafta, u rritën dhe të ardhurat. Të gjitha pagesat që erdhën nga rritja e çmimit për shkak të luftës do ta merrni ju. Do e marrin pensionistë. Kush përdor makinë ndot, pensionistët nuk ndosin. Të ardhurat e siguruara nga rritja e çmimit të naftës nuk janë mbajtur në buxhet por do u jepen pensionistë ”tha Rama.
Më tej Rama bëri me dije se do të rriten të ardhurat dhe për personat që kujdesen për njerëzit me aftësi të kufizuara, duke theksuar se kjo kategori do të paijsjet me sigurime shoqërore.
"Këtu nuk përfshihen vetëm pensionistët por dhe personat me aftësi të kufizuara. Ju ka takuar dhe më parë por nuk e kemi bërë dot. Ju kujtojmë se u mor vendimi për të mbështetur këta fëmijë, tani do të vazhdojë puna për dyfishimin e të ardhurave për ta.
Një tjetër problem ka qenë barra e qytetarëve që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuar. Është vendosur që të gjitha sigurimet shoqërore të personave që kujdesen për këta fëmijë, do i paguajë shtetit" shtoi kryeministri.
Fjala e Edi Ramës: Besoj u kujtohet se vitin e shkuar ju tha se po e japim bonusin për fushatë, ne nuk kemi lidhje me asgjë, përveçse me vëmendjen që ju kemi premtuar.
Ka një komponent që ne nuk e kishim parashikuar, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. U rrit nafta, u rritën dhe të ardhurat. Të gjitha pagesat që erdhën nga rritja e cmimit për shkak të luftës do ta merrni ju. DO e marrin pensionistë. Kush përdor makinë ndot, pensionistët nuk ndosin. Të ardhurat e siguruara nga rritja e çmimit të naftës nuk janë mbajtur në buxhet por do u jepen pensionistët.
Këtu nuk përfshihen vetëm pensionistët por dhe personat me aftësi të kufizuara. Ju ka takuar dhe më parë por nuk e kemi bërë dot. Ju kujtojmë se u mor vendimi për të mbështetur këta fëmijë, tani do të vazhdojë puna për dyfishimin e të ardhurave për ta.
Një tjetër problem ka qenë barra e qytetarëve që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuar. Është vendosur që të gjitha sigurimet shoqërore të pesonave që kujdesen për këta fëmijë, do i paguajë shtetit. Pritet të rritet garancia sovrane deri në 50 milionë euro. Për të gjithë ata që kanë një ndërmarrje dhe ka nevojë për ta mbështetur atë do të përfitojë nga kjo garanci dhe linja e re që ka vendosur Banka e Shqipërisë.
Ne do japim garancinë dhe kredinë me një interes krejtësisht ndryshe.
