Hapësire reklamuese

Rajoni

Kievi “zgjohet” nën sulmin e raketave ruse, raportohet për 10 viktima, mes tyre dhe fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Kievi “zgjohet” nën sulmin e raketave ruse, raportohet për
Pamje e marrë nga BBC

Sulme të ashpra të kryera nga forcat ruse të cilat shënjestruan gjatë natës me raketa e dronë në Kiev, raportohet t’u kenë marrë jetën 10 personave.

Për shkak të sulmeve, mediat e huaja bëjnë me dije se disa lagje e evakuuan, ndërsa raportohet se janë prekur pjesa më e madhe e ndërtesave në të gjithë qytetin.

Ngjarja vijon të marrë përmasa tronditëse pasi raportohet se në mesin e viktimave të jenë dhe fëmijë, sipas Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.

"Armiku po synon qëllimisht zonat e banuara dhe po vret civilë", tha ai herët të enjten.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se shënjestroi objektet energjetike në përgjigje të sulmeve të fundit ukrainase.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, drita e ditës solli imazhe më të qarta të një krateri që dukej se ishte shkaktuar nga ndikimi i shpërthimeve.

Zjarre të shumta shpërthyen në të gjithë qytetin dhe u raportuan dëme materiale në një stacion ambulance në qytet, të cilat lanë të paktën një person të plagosur rëndë.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se të paktën 10 persona janë konfirmuar të vrarë deri më tani, me numrin e të vdekurve që është rritur gradualisht në orët e fundit.

Ky regjistrohet të jetë sulmi i parë i ashpër në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë nga Rusia ndaj Ukrainës në më shumë se dy javë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese