Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deputetët mblidhen për ballafaqime në Kuvend! Tensionohet situata para Parlamentit, gjakoset një qytetar, ndërhyn Policia

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët mblidhen për ballafaqime në Kuvend! Tensionohet situata
Foto nga Kuvendi

Këtë të enjte, në orën 10:00, pritet të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit. Për shkak të protestës së paralajmëruar, godina e Kuvendit është rrethuar me barriera metalike dhe nën masa të shtuara sigurie.

Forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin, ndërsa janë vendosur kufizime edhe në zonën e pedonales pranë Kalasë së Tiranës, ku lejohet kalimi vetëm për deputetët.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur më herët në ambientet e Parlamentit, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit.

Sa i përket rendit të ditës, janë parashikuar dy interpelanca, një me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe një tjetër me ministrin e Drejtësisë.

Ndërsa bëhet me dije se janë shënuar tensione para Kuvendit aty ku janë mbledhur dhjetëra qytetarë të cilët pritet të protestojnë në orën 10, ashtu siç kishin lajmëruar.

Burimet bëjnë me dije se një qytetar është parë i gjakosur para Parlamentit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e distancuar protestuesin e gjakosur.

Në vendngjarje është parë edhe ambulanca, e cila dyshohet se ka shkuar për t'i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

5. Projektrezolutë "Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025".

6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për "Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.

7. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore".

8. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", të ndryshuar".

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese