Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Parlamenti nuk duhet të jetë spektator përballë protestës”, deputeti Luku kërkon të dëgjohen kërkesat e qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
“Parlamenti nuk duhet të jetë spektator përballë
Artan Luku

Deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste, Artan Luku, ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me situatën aktuale në vend.

Ai ka theksuar se Parlamenti nuk duhet të qëndroj spektator përballë protestave të vazhdueshme të qytetarëve, por duhet të dëgjojë ata.

Po ashtu në deklaratë, ai shprehet se Partia Agrare Ambientaliste vlerëson situatën aktuale dhe kërkon përgjegjësi institucionale dhe jo përplasje politike.

“Partia Agrare Ambientaliste vlerëson se momenti kërkon përgjegjësi institucionale dhe jo përplasje politike. Për këtë arsye, mandati ynë parlamentar do të vihet në shërbim të çdo nisme që fuqizon demokracinë, mbron interesin publik dhe u rikthen qytetarëve të drejtën për të vendosur drejtpërdrejt mbi çështjet me rëndësi kombëtare," thekson ai.

Gjithashtu Luku shprehet se sovraniteti buron nga qytetarët dhe institucionet që përfaqësojnë ata, duke theksuar se nuk duhet të "qëndrojë indiferent përballë zërit të tyre".

Deklarta e plotë:

Parlamenti nuk duhet të jetë spektator përballë protestës qytetare. Në një shtet demokratik, detyrimi i tij kushtetues është të dëgjojë qytetarët, të debatojë kërkesat e tyre dhe t’i përkthejë ato në vendimmarrje politike. Protesta nuk është problem për demokracinë; injorimi i saj është.

Partia Agrare Ambientaliste vlerëson se momenti kërkon përgjegjësi institucionale dhe jo përplasje politike. Për këtë arsye, mandati ynë parlamentar do të vihet në shërbim të çdo nisme që fuqizon demokracinë, mbron interesin publik dhe u rikthen qytetarëve të drejtën për të vendosur drejtpërdrejt mbi çështjet me rëndësi kombëtare.

Për Partinë Agrare Ambientaliste, prioritetet janë të qarta:

* Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura.

* Reformimi i ligjit për referendumet, duke u mbështetur në praktikat më të mira evropiane, përfshirë modelin zviceran, në mënyrë që qytetarët të kenë një instrument real dhe funksional të demokracisë së drejtpërdrejtë.

* Ndryshime kushtetuese për një sistem zgjedhor proporcional kombëtar, me lista plotësisht të hapura, duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë.

Ne besojmë se edhe vetë këto ndryshime duhet t’i nënshtrohen gjykimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve përmes referendumit, sapo të jetë reformuar kuadri ligjor për referendumet. Kjo do të ishte mënyra më demokratike për të garantuar që reformat themelore të kenë legjitimitetin e plotë të sovranit.

Sovraniteti buron nga qytetarët dhe institucioni që i përfaqëson ata nuk mund të qëndrojë indiferent përballë zërit të tyre. Demokracia nuk forcohet duke injoruar protestën, por duke i dhënë asaj përgjigje me dialog, reforma dhe vendimmarrje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese