Në fjalën e mbajtur në lidhje me tensionet e sotme para Kuvendit, Balla ironizoi vendimin e demokratëve për të bojkotuar seancën e sotme, për të cilët tha se janë trembur nga vezët e qytetarëve. Ndërsa bëri me dije se do të vijojë puna për të arritur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Ne do t’i botojmë të treja ligjet që janë pjesë e detyrave të tona të shtëpisë. Ende nuk e dimë arsyen se pse PD ndjesë pastë e ka bojkotuar këtë seancë. Shpresojmë se do të jetë në vijm. Kush mendon se mund t’i bëjë presion deputetëve, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend deri në majin e 2029 do vazhdojë të ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët” tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së zbuloi më tej se pjesë e protestës janë bërë dhe persona që janë në kërkim nga policia për dhunë në familje, ku ai përmend emrin e një lezhjani të identifikuar si Anton Frroku.
“Së fundmi një nga Lezha, një farë Anton Frroku që është një profil i bandidizmit, i cili është në kërkim për dhunë brenda familjes. Vetëm këta shikon që sfidën në protestës e natën dhunojnë gruan në mënyrë barbare” tha Balla. Ndërsa dënoi ashpër dhunën e ushtruar ndaj 3 efektivëve të Policisë që mbeten të plagosur gjatë tensioneve të sotme para Kuvendit.
Fjala e Ballës: Ne do t’i botojmë të treja ligjet që janë pjesë e detyrave të tona të shtëpisë. Ende nuk e dimë arsyen se pse PD ndjesë pastë e ka bojkotuar këtë seancë. Shpresojmë se do të jetë në vijm. Kush mendon se mund t’i bëjë presion deputetëve, e ka shumë gabim. Jo sot por cdo ditë ky Kuvend deri në majin e 2029 do vazhdojë të ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët. Do i qëndrojmë besnik votave që na kanë sjellë në këtë sallë. Dua të dënojmë aktet e dhunës të inspiruara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Së fundmi një nga Lezha, një farë Anton Frroku që është një profil i bandidizmit, i cili është në kërkim për dhunë brenda familjes. Vetëm këta shikon që sfidën në protestës e natën dhunojnë gruan në mënyrë barbare.
3 punonjës policie janë në këtë moment të gjakosur. Ky Kuvend nuk mund të heshtë. Kushdo që ngre dorën ndaj Policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit. Nazismi kështu lindi, këta nuk kanë asnjë dallim.
Arritën deri në pikën sa sot ata u tremben e nga vezët. Detyra jonë është të vazhdojmë përpara me detyrën tonë historike që të bëjmë Shqipërinë anëtaret të BE-së.


