Teksa situata para Parlamentit shfaqet tejet e tensionuar ku raportohet se disa efektivë policie dhe protestues kanë mbetur të plagosur, seanca e sotme e Kuvendit ka vijuar më tej sipas rendit të ditës.
Pasi demokratët zgjodhën të bojkotonin seancën e sotme, kryetari njoftoi se interpelancat e kërkuara nga ata anulohen për shkak të mungesës së tyre.
Ndërsa seanca ka vijuar më tej sipas rendit të ditës, ku në njërën prej pikave që vijon të diskutohet është çështja e diskriminimit dhe gjuha e urrejtjes.
Fjalën e mori relatorja e Komisonit për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025, Romina Kuko e cila zbuloi vlerësimet e bëra për 2025 ndërsa vijoi më tej me rekomandimet për eliminimin e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes kryesisht te fëmijët e mitur dhe gratë.
“Trajtimi i 424 çështje nga të cilat 404 ankesa e 20 çështje. Dhënien e 284 ofendimeve, adresimin e 264 rekomandimeve. Rritja e ndërgjegjësimit për diskriminim. Trajtimi i pabarazive brenda në shkolla.
Dhënia e ligjeve përfshirë këtu dhunën ndaj grave e fëmijëve.
Kuvendi i Shqipërisë kërkon që të përmirësohet raportimi ligjor për diskriminimin e ndodhur dhe publikimin e raporteve në përmbushë të instrumenteve, në përputhje me standartet europiane” tha Kuko gjatë fjalës së saj.
Më tej, në lidhje me diskriminimin mbajti fjalën e tij dhe socialisti Fatmir Xhafaj dhe Evis Kushi, të cilët theksuan se qëllimi mbetet mbrojtja e qytetarëve.
Fjala e Romina Kukos:
Raporti për mbrojtjen nga diskriminimi për vitin 2025 dhe rekomandimet për 2026.
Kuvendi duke njohur rolin e Komisionerit për mbrojtjen nga Diskriminimi si autoriteti përgjegjës që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga cdo formë tjetër sjelljeje që nxit diskriminimin. Duke vlerësuar rëndësinë e zbatimit të mekanizmave ligjorë kombëtar dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Me në fokus barazinë dhe mbrojtjen nga diskriminimi i grupeve vulnerabël, duke vlerësuar kudarin ligjor dhe mosdiskriminal që është një nga pikat që i përafrohet standarteve europiane. Duke mbështetur rolin e komisionerit me institucionet qendrore dhe vendore, shoqërinë civile, median publikun dhe partnerët ndërkombëtarë, vlerëson veprimtarinë e arrirë.
Të forcohet veprimtaria monitoruese kundër diskriminimit.
Trajtimi i 424 çështje nga të cilat 404 ankesa e 20 çështje. Dhënien e 284 ofendimeve, adresimin e 264 rekomandimeve. Rritja e ndërgjegjësimit për diskriminim. Trajtimi i pabarazive brenda në shkolla.
Dhënia e ligjeve përfshirë këtu dhunën ndaj grave e fëmijëve.
Kuvendi i Shqipërisë kërkon që të përmirësohet raportimi ligjor për diskriminimin e ndodhur dhe publikimin e raporteve në përmbushë të instrumenteve, në përputhje me standartet europiane.
