Gjykata e Apelit ka dënuar me 17 vite burg Erjon Llapushin për vrasjen me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku. Ngjarja ndodhi më 2 tetor 2021, në një lokal në Labinot-Fushë, Elbasan.
Llapushi u shpall fajtor pasi goditi me grusht Gazment Kurmakun, duke i shkaktuar dëmtime që çuan në vdekjen e tij.
Nga hetimet rezultoi se konflikti mes autorit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, debat që përfundoi në vdekjen e Kurmakut.
Prokuroria e kualifikoi ngjarjen si "vrasje me dashje" dhe kërkoi dënimin e Llapushit me 20 vite burg. Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe prej rreth 15 vitesh është përfshirë në veprimtari kriminale, duke nisur nga gjobëvënia e deri tek vrasja.
