Në fjalën e mbajtur para pensionistëve, mëngjesin e sotëm Rama zbuloi se qeveria ka vendosur që një pjesë nga buxheti i shtetit të shkojë për barnat onkologjike, në mënyrë që të përmirësohet shërbimi mjekësor.
Sipas kryeministrit bëhet me dije se 15 milionë euro do të jepen për t’i dhënë fund krizës së mungesës së ilaceve te Onkologjiku.
“Që kur ndodhi dhe kriza e shëmtuar e Onkologjikut, ne jemi fokusuar aty. Me aktin normativ kemi vendosur 15 milionë euro vetëm për barnat onkologjike që do të fuqizojmë kapacitetet e sistemit për të bërë më të mirin për kurimin e pacienteve.
Po ashtu po përgatitemi për të bërë një hap tjetër, në bazë të mandadit që kemi marrë. Do na duhet të adresojmë në mënyrë agresive për 3 vitet e ardhshme domosdoshmërinë e rritjes së cilësisë në shërbimin mjekësor që do të bëhet me partneritet dhe jo vetëm” tha kryeministri.
Po ashtu kryeministri komentoi sërish dhe ngritjen e mijëra qytetarëve që kundërshtojnë investimet amerikane, për të cilët tha se ata po gabojnë sepse po pengohet zhvillimi ekonomik i vendit.
“Patriotizëm nuk është të kundërshtosh projektet e shtetit, por të rrisësh ekonominë. Nuk duhet të mjaftohemi me atë që kemi sot. Nëse ne mjaftohemi me cfarë kemi, Shqipëria do të bie në hendekun e pengut për turizmin masiv. Duhet të jemi një vend që të thuhet se ia vlen të vish se ka një turizëm të zhvilluar.
Ne na duhen më pak njerëz e më shumë para. Për këtë na duhen strukutura që të kemi infrastrukutra mikpritjeje të një niveli tjetër. Shqipëria duhet të jetë aleate me vendet e tjera” shtoi më tej Rama.
Fjala e Edi Ramës: Që kur ndodhi dhe kriza e shëmtuar e Onkologjikut, ne jemi fokusuar aty. Me aktin normativ kemi vendosur 15 milionë euro vetëm për barnat onkologjike që do të fuqizojmë kapacitetet e sistemit për të bërë më të mirin për kurimin e pacienteve.
Po ashtu po përgatitemi për të bërë një hap tjetër, në bazë të mandadit që kemi marrë. Do na duhet të adresojmë në mënyrë agresive për 3 vitet e ardhshme domosdoshmërinë e rritjes së cilësisë në shërbimin mjekësor që do të bëhet me partneritet dhe jo vetëm.
Unë nuk mendoj se u është lënë shqiptarëve që të shpikin rrotën. Ne duhet të jemi të vendosur për të rritur kapacitetet tona për të konkurruar me të tjerë.
...
Patriotizëm nuk është të kundërshtosh projektet e shtetit, por të rrisësh ekonominë. Nuk duhet të mjaftohemi me atë që kemi sot. Nëse ne mjaftohemi me çfarë kemi, Shqipëria do të bie në hendekun e pengut për turizmin masiv. Duhet të jemi një vend që të thuhet se ia vlen të vish se ka një turizëm të zhvilluar.
Ne na duhen më pak njerëz e më shumë para. Për këtë na duhen strukutura që të kemi infrastrukutra mikpritjeje të një niveli tjetër. Shqipëria duhet të jetë aleate me vendet e tjera.

