Hapësire reklamuese

Politikë

Katër orë protestë, dhunë dhe kaos para Kuvendit! Qytetarë të plagosur e të tërhequr zvarrë, efektivë të lënduar dhe disa persona të shoqëruar (ÇFARË NDODHI SOT?)

Shkruar nga Newsbomb
Katër orë protestë, dhunë dhe kaos para Kuvendit!
Pamje nga protesta

E dhunshme ka qenë protesta e kësaj të enjte para ambienteve të Kuvendit, ku përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit nisën që në orët e para të mëngjesit dhe vijuan për disa orë me tensione të forta. Sipas bilancit paraprak mësohet se kemi pasur disa qytetarë dhe 9 efektivë të lënduar, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariat.

Çfarë ndodhi sot:

-Përplasjet nisën që në mëngjes, rreth orës 09:00, përpara se të fillonte seanca plenare, në momentin kur deputetët mbërritën në ambientet e Kuvendit. Protestuesit hodhën vezë dhe miell në drejtim të automjeteve dhe deputetëve socialistë, ndërsa situata u tensionua menjëherë.

-Një grup protestuesish arritën të çajnë kordonin e sigurisë, duke hyrë në një ambient pranë Akademisë së Shkencave, nga ku vijuan të hedhin vezë në drejtim të deputetëve. Policia ndërhyri duke shoqëruar disa prej tyre.

-Një tjetër tentativë për të depërtuar drejt Kuvendit u regjistrua nga krahu i "Resë", duke surprizuar forcat e rendit. Policia ngriti menjëherë gardhe metalike për të bllokuar avancimin e protestuesve, ndërsa situata degradoi në hedhje vezësh dhe sendesh të forta ndaj efektivëve.

-Automjetet e zyrtarëve u vunë në shënjestër. Mjeti i kryetarit të Kuvendit u godit me vezë dhe miell, ndërsa edhe automjete të tjera u sulmuan gjatë hyrjes dhe daljes së deputetëve nga Parlamenti.

-Dhuna u përshkallëzua, teksa një grup protestuesish kaluan nga hedhja e vezëve në akte dhune. U përdorën gurë dhe gardhe metalike për të goditur automjetet e Policisë së Shtetit, duke thyer xhamat e mjeteve policore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

-Policia reagoi menjëherë duke përdorur ujë me presion dhe spray lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të krijuar mundësinë e largimit të ministrave dhe deputetëve, të cilët deri në atë moment ishin të bllokuar brenda perimetrit të Kuvendit.

-Qytetarët bllokuan daljet e Kuvendit, duke krijuar një kordon përpara automjeteve të zyrtarëve. Për pasojë, disa mjete u detyruan të tërhiqeshin dhe të riktheheshin brenda rrethimit të sigurisë, ndërsa pjesa më e madhe e deputetëve dhe ministrave u larguan nga një itinerar alternativ.

-9 efektivë policie mbetën të lënduar gjatë këtyre përplasjeve, ndërsa edhe disa qytetarë pësuan lëndime.

-Përveç përballjes me policinë, gjatë protestës pati edhe tensione mes vetë protestuesve. Një debat verbal degradoi në konflikt, ndërsa një protestuese u ndje keq dhe u transportua me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

-Edhe mbërritja e disa figurave publike, kryesisht Adriaitk Lapajt, në protestë u shoqërua me debate, pasi një pjesë e qytetarëve kërkuan që tubimi të mos politizohej dhe të mbetej i fokusuar te kauza e protestës. Megjithatë pas përplasjeve Lapaj vijoi të qëndronte në protestë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese