Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthim me bombë trondit Monakon, plagoset oligark ukrainas

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim me bombë trondit Monakon, plagoset oligark ukrainas
 

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur Monakon, të njohur si një nga vendet më të sigurta në botë. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:00, një bombë shpërtheu në hyrje të një rezidence luksoze, duke lënë të plagosur rëndë oligarkun ukrainas Vadym Yermolaiev, 58 vjeç. Bashkë me të u lënduan edhe një grua dhe një fëmijë 13-vjeçar.

Autoritetet e principatës e kanë cilësuar ngjarjen si përpjekjen e parë për vrasje me bombë në historinë e Monakos. Princi Albert II e quajti sulmin “një akt të urryer” dhe urdhëroi shtimin e patrullimeve policore dhe forcimin e masave të sigurisë.

Policia ka hapur hetime për “vrasje me paramendim në tentativë” dhe “vendosje të një pajisjeje shpërthyese në zonë publike”. Ministri i Shtetit, Christophe Mirmand, tha se kamerat e sigurisë kanë kapur një person të dyshuar që lëvizte disa herë pranë ndërtesës para shpërthimit. I dyshuari është parë më pas duke kaluar kufirin drejt Francës dhe aktualisht është në arrati, ndërsa kërkimet po kryhen në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Monako, ku jetojnë rreth 38 mijë banorë, ka një raport sigurie me 556 policë, 125 karabinierë të Gardës së Princit dhe mbi 1,300 kamera survejimi që monitorojnë territorin 24 orë në ditë. Vitin e kaluar nuk u regjistrua asnjë vrasje apo tentativë vrasjeje, duke e bërë këtë ngjarje një tronditje të madhe për vendin e njohur si destinacion i sigurt për milionerët dhe personazhet e njohur.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese